Britney Spears ka shpresa se gjithçka në lidhje me babain e saj do të kalojë dhe do të arrijë t’i realizoj ëndrrat për të ardhmen.
Britney postoi një mesazh pozitiv në rrjetin social “Instagram” të enjten me një referencë të fshehtë të Hirushes duke thënë “Unë kam ndërmend të shkoj të pastroj shtëpinë time”.
Ikona e pop-it, 39 vjeç, edhe një herë postoi në rrjetin social “Instagram” një video pozitive kërcimi për 32.2 milion ndjekësit e saj dhe pyeti “çfarë bëni për të mbajtur gjallë ëndrrat tuaja?”.
Videoja u shoqërua nga një postim i gjatë në të cilin Britney duket se lë të kuptohet në planet e saj të ardhshme pasi të përfundojë çështja e saj gjyqësore.
Këngëtarja përshkroi dëshirën e saj për të udhëtuar me Cher dhe për të pasur një “gjashtë pako si J-Lo”, ndërsa tha gjithashtu se sa mirë ndihet të jesh në gjendje të vozisësh vetëm përsëri.
Ylli zbuloi të martën se do të ndihej shumë mirë nëse do të tregonte historinë e saj të plotë.