Parlamenti i Serbisë u përfshi sot nga një kaos i pazakontë, që përfshiu hedhjen e bombave tymuese dhe gazit lotsjellës brenda ambienteve të tij.

Gjatë këtyre momenteve të tensionuara, prezent në sallën e kuvendit serb ishte edhe deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, i cili përfaqëson komunitetin e shqiptarëve që jeton brenda territorit të Serbisë.

Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale momentin e shpërthimit të dhunës mes opozitës dhe mazhorancës serbe.

Ai u shpreh se opozita ka hedhur gaz lotsjellës dhe vezë duke penguar mbajtjen e seancës, ndërsa ka akuzuar kryeparlamentaren Ana Brnabiç se kjo e fundit insistoi të vazhdonte punimet në këtë situatë.

“Opozita me gaz lotësjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës”, shkroi ai në Facebook krah pamjeve të dhunës.

Nga dhuna në parlament tre depuete përfunduan në spital, ndërsa një prej tyre raportohet se ishte 8 muajshe shtatzënë.