Përmet, 24 maj 2014 – Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi, si dhe një pjesë e politikanëve të majtë ishin në Përmet për të festuar 70 vjetorin e Kongresit të Përmertit. Si dekor ishin fotot e dikatorit edhe në duar fëmijësh, ndërsa në sallë veteranët brohoritën Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën.  

Historia përsëritet brenda pak ditësh në Përmet. Kush bëri përpjekje të justifikojë foton e fëmijëve që nderonin me simbolin e komunizmit në varreza më 5 Maj, tani nuk kanë më ç’të thonë.

Brezat e vjetër me të njëjtin pasion për diktatorin edukojnë me sa munden edhe më të vegjlit.

Dhe Gilbert Jace, kryetari i ri i bashkisë së Përmetit shfaqet cep më cep entuziast dhe i përkujdesur në detaj për aktivitetin, ku dendur mbahen lart fotot e diktatorit Hoxha. 

Politikanët e majtë nuk i humbasin më raste të tilla.

Janë shokë dhe shoqe, tashmë edhe në një aleancë të madhe parlamentare. 

Kanë mbërritur në qytetin jugor se shënohet 70 vjetori i Kongresit të Përmetit, disa muaj pas të cilit erdhi dhe dita e çlirimit të Shqipërisë, për të majtën më 29 nëntor.

E ruajnë të gjithë entuziazmin dhe nuk e kanë për gjë të heshtin edhe kur dëgjojnë brohoritjet që të kthejnë dekada mbrapa në vitet e errta të diktaturës.

Edhe kur flet, kreu i LSI-së, zgjedh të flasë vetëm për luftën që erdhi deri në Kongresin e Përmetit, por e kalon lehtë atë çfarë pasoi nga ajo ditë e mbrapa.

Forca politike e tij ka në dorë flamurin e festimeve të Luftës Nacional Çlirimtare, dhe enverin me sa duket do ta shohim shpesh e më shpesh në të ardhmen, në Shqipërinë ku ende nuk ka një ndjesë për krimet e bëra nën regjimin e tij.

/abcnews/