Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka folur në një konferencë për mediat për gjendjen fizike të supmuesit Armando Brojës.

Dyche u shpreh përpara ndeshjes me West Ham, se futbollisti shqiptar ka nisur të stërvitjet me topin dhe të njohë lojën e shokëve të skuadrës në fushë. 

Sipas tij, pas pushimit të kombëtareve, Broja do të jetë gati 100%, pasi do të kryejë stërvitje të plotë me grupin.

“Broja po merr ndjesinë e topit. Asgjë më shumë në këtë fazë. Tani po fillon të njohë edhe lojtarët, sepse erdhi nga një dëmtim që e dimë të gjithë dhe ka punuar vërtetë shumë shumë mirë. Ka bërë shumë përpjekje me stafin mjekësor, por tani po vjen rrotull lojtarëve të tjerë në fushë. Më parë ka qenë në dhomat e zhveshjes, por ka bërë vetëm nxehjen dhe ka punuar me stafin mjekësor. Shpresoj që nga java e ardhshme do të bëjmë përpara. Padyshim që do të ketë nevojë për një program lojërash. Kur të kthehen lojtarët pas ndeshjeve të kombëtareve ai do të kryejë stërvitje të plotë me grupin”, tha Sean Dyche.