Transferimi i supmuesit të kombëtares Armando Broja te Ipswich Town nga Chelsea mund të dështojë, pasi ka probleme pas hapave formalë në 48 orët e fundit.

Të gjitha palët tani po eksplorojnë zgjidhje të ndryshme raporton gazetari Jacob  Steinberg. 

Skuadra e ngjitur këtë sezon në Premier League kishte rënë dakord me Chelsea-n që shqiptari të kalonte sezonin me ta.

Një nga kushtet ishte që Ipswich të ofronte 30 milionë stërlina nëse do të arrinin të qëndronin në përfundim të këtij edicioni në Premier League.

Por në orët e fundit situata ka ndryshuar dhe ka rrezik që marrëveshja të prishet për çështjet e dokumenteve që nuk kanë të bëjnë me Chelsea-n. 

Everton ka monitoruar situatën dhe mund të lëvizë për Brojën nëse shesin Beto ose Neal Maupay.