Armando Broja, pritet të largohet nga Chelsea, pasi trajneri i ri nuk e do në skuadër. Madje ai e ka dërguar për t’u stërvitur me skuadrën U21.

Ofertat për të nuk mungojnë, ku së fundmi në garë është futur dhe Stuttgart, që kërkon ta marr me formulën e huazimit. 

Por dëshira e vetme e Brojës është të qëndroj në Angli dhe për të ka shumë interes Everton.

Gjithsesi, edhe pse dëshira e Brojës është të qëndrojë në Premier League, Everton e ka të pamundur të paguajë shifrën e kërkuar nga Chelsea. 

Sipas shtypit britanik, Everton do të provojë dhe njëherë të fundit për Brojën, kësaj radhe me formën e huazimit.