Pasi hodhi pas krahëve dëmtimin, Armando Broja duket se ka gjetur qetësinë edhe jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi i Kombëtares, po kalon një moment shumë të mirë në jetën private, ndërsa ka zbuluar për ndjekësit e tij edhe partneren.
Broja ka nisur një romancë me një vajzë shqiptare, e cila jeton në Angli. Lojtari ka postuar një foto pranë bukuroshes, e cila në Instagram shfaqet me emrin “Sindiirreellaa”.

Dyshja janë bashkë prej kohësh, ndërsa më 14 Shkurt Broja postoi për herë të parë një foto me partneren e tij, por asokohe nuk e zbuloi identitetin e saj.
Foton e postuar së fundmi me partneren e tij, sulmuesi e ka shoqëruar edhe me një zemër.