Kombinimi i brokolit dhe domateve ëshë perfekt në luftimin e kancerit thotë një studim i publikuar në “Cancer Research”.
Mostra e hulumtimit ishin minjtë, të cilëve iu implantua kancer në prostatë. Grupet e hulumtimit kishin për dietë; grupi i parë brokoli, grupi i dytë vetëm domate dhe grupi i fundit të dyja perimet.
Minjve të cilëve iu dhanë të dyja produktet bashkë kishin zvogëlim të peshës së tumorit prej 52% kundrejt 34% të konsumimit të domateve dhe 42% të brokolit veçmas.