Los Angeles – Edhe pse zëdhënësi i saj pohoi se ajo nuk ka marrë mbidozë por, ka qenë e lodhur dhe përfundoi në spital, Brooke Mueller vetë e ka pranuar se ajo mori tepër shumë ‘Adderall’, dhe për këtë arsye përfundoi në spital. Ky medikament përdoret për çrregullime të koncentrimit, të cilin e ka Brooke dhe merret vetëm me recetë nga mjeku. “Adderall” ka efekt të ngjashëm me atë të kokainës, nga e cila Brooke u përpoq shumë herë që të largohet.
Ish-bashkëshortja e aktorit 47-vjeçar, Charlie Sheen, Mueller, përsëri do të përpiqet që ta rregullojë jetën e saj. Brooke, në fakt, është paraqitur për herë të 19-të në klinikën për shërim nga varësia. Miqve u është ankuar se është ‘zhytur’ tërësisht në “Adderall” dhe dëshiron që përfundimisht të shërohet nga kjo varësi.
“Për shkak të konsumimit të këtij ilaçi është sjellë shumë çuditshëm dhe kjo nuk po i pëlqen. Duke pasur parasysh të kaluarnë e saj dhe problemet me drogën, ajo vendosi që më së mirë do të ishte që të paraqitet përsëri në klinikë,” tha avokati i saj.
Brooke, në fakt, është në liri me kusht, sepse në fund të vitit 2011 policia e Aspenit tek ajo gjeti katër gramë kokainë dhe ishte akuzuar si dilere droge. Në vend të burgut mori një dënim me kusht. Nuk do të duhej të pinte dhe as të drogohet. Kur ju bënë analizat, për shkak të mbidozës së ‘Adderallit’, në gjak kishte edhe alkool.