Bruksel- Në një stacion treni janë gjetur dy valixhe të braktisura. Pasagjerët i kanë vënë re dhe menjëherë kanë njoftuar policinë, të cilët pas alarmit të sigurisë, kanë evakuar trenin.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, si dhe nisën hetimet dhe kërkimet.

Gjatë ditëve të fundit, pas arrestimit të disa terroristëve dhe zbulimit të planeve pë të kryer atentate, shqetësimet në Bruksel për sulme terroriste janë rritur sërish.