Komisioni Evropian ka hapur një hetim për të parë nëse ligjet e reja polake janë duke thyer rregullat e demokracisë së Bashkimit Evropian. Frans Timmermans, zëvëndëspresidenti i Komisionit Evropian, ka njoftuar sot fillimin e hetimit paraprak.

Hetimi nisi pasi parlamenti polak ka miratuar një seri ligjesh që prekin funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që fuqizuar kontrollin e qeverisë mbi mediat publike. Kryeministrja polake Beata Szydlo ka mohuar se qeveria e saj ka shkelur normat demokratike.

Javët e fundit, në Poloni ka shpërthyer një valë e gjërë protestash kundër veprimeve të fundit të qeverisë dhe mazhorancës parlamentare.