Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku u takua me homologun e tij Didier Reynders. Ministri Bushati njohu homologun e tij Reynders me zhvillimin e reformave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, si dhe vendosmërinë për të përmbyllur reformën në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend. Ministri Bushati falënderoi homologun e tij për zbatimin e reformës konsullore, pa legalizim të dokumenteve mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Kjo reformë ka nisur zbatimin më 26 janar të këtij viti. Kriza e refugjatëve dhe efektet anësore të saj për BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte një tjetër pikë diskutimi mes dy ministrave. Sfidat e sigurisë si dhe nevojën për një adresim kolektiv në përballimin e tyre, janë zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bruksel, ministri Bushati: Reforma në drejtësi, hap thelbësor për shtetin e së drejtës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Merr flakë një automjet, shkak dyshohet një defekt në impiantin e gazit
Fundjava erdhi! Ja si ta kaloni atë pa stres dhe me energji
Romy Schneider dhe Alain Delon, dashuria për të cilën ai nuk reshti kurrë së ndieri keqardhje
Ekstradimi i Sokol Hoxhës, Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për kriminelët dhe personat që përpiqen t’i shmangen drejtësisë





