Delegacioni kosovar i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kreu i shtetit në këtë takim u shoqërua nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministrat, Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj.
“Komisioni Evorpian sot jep vleresimin për liberalizimin e vizave. Shpresat janë reale që në fundvit qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza”, u shpreh Haradinaj në përfundim të takimit.
Ndërsa Veseli nënvizoi se me përfundimin e dialogut, Prishtina pret njohje nga Serbia si dhe anëtarësimin në OKB. Ai gjithashtu njoftoi se pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Liderët e partive të koalicionit qeverisës gjenden në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.