BRUKSEL, 2 prill 2013 – Dhelpra është njëra prej kafshëve që haset shpesh në Bruksel, por një dhelpër që ka shëtitur para selisë së BE-së ditën e sotme ka zgjuar interesim të madh tek gazetarët.

Kjo për shkak të raundit të tetë të negociatave Kosovë – Serbi. Shumë media janë mbledhur sot në Bruksel ku po presin fundin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gazetarët e mediave të ndryshme kanë gjetur kohë për të bërë një foto edhe kësaj dhelpre që po e shihni në fotografi.

Dihet se Dhelpra simbolizon dinakërinë. Por kush më shumë do të tregohet dinak në negociata? Kosova, Serbia apo BE? Kjo mbetet të shihet në orët në vazhdim.