Brukseli, “dajak” Tiranës e Durrësit për hekurudhat
• Burimet e caktuara për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore janë të pamjaftueshme, duke çuar në përkeqësim dhe reduktim të mëtejshëm të shërbimeve të transportit për udhëtarët
DURRËS, 4 nëntor 2014 – “Shumë pak përparim është bërë në politikën e transportit. Përafrimi me acquis është i ngadaltë dhe ka mbetur në vend për sa i përket transportit rrugor dhe hekurudhor. Gjatë vitit të ardhshëm Shqipëria duhet të bëjë përpjekje thelbësore për të përmirësuar sektorin hekurudhor, sidomos të miratojë Ligjin për Hekurudhat”, thuhet në përfundimet e Progres Raportit 2014 për Shqipërinë.
Brukseli përgënjeshtron kështu mburrjet vanitoze të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës lidhur me përparësitë dhe sukseset imagjinare me shinat shqiptare
“Dyrrah”-u botoi një shënim lidhur me fondet qesharake që i janë dhënë ndërmarrjes shtetërore me seli në Durrës Hekurudha Shqiptare (HSH) sha.
Brukseli vëren pa pikën e mëshirës:
“Në fushën e transportit hekurudhor, Ligji për Hekurudhat ende nuk është miratuar, ndërsa institucionet e pavarura hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe operatorët hekurudhorë ende nuk janë ngritur.
Burimet e caktuara për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore janë të pamjaftueshme, duke çuar në përkeqësim dhe reduktim të mëtejshëm të shërbimeve të transportit për udhëtarët”.
Edhe kur flitet për rrjetet transeuropiane, Raport progresi vëren:
“Rrjeti hekurudhor është përkeqësuar më tej dhe seksioni nga Librazhdi në Pogradec nuk është më funksional për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.
Projekti i detajuar për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe studimi i vlerësimit ekonomik për pjesën tjetër të rrjetit hekurudhor kombëtar nuk kanë përfunduar ende”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





