DURRËS, 5 qershor 2014 –  Kuvendari i PD-së i Durrësit, z. Halimi nuk e “di” se është në opozitë.

Sërish deputeti i Durrësit, ish-ministër i Drejtësisë, Eduard Halimi, bëhet objekt humori në medie pas një debati me përfaqësinë e Brukselit.

Në takimin e 4 qershorit 2014 KE-Shqipëri, Halimi ka kërkuar që shumica të mos bëjë reformën në drejtësi.

Kurse Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, z. Shtefan Fyle (Štefan Füle) i ka thënë: “kush jua ka fajin që jeni pakicë!”

DIALOGU

Deputeti z. Eduard Halimi (PD):Jemi dakord me reformën në drejtësi, por atë duhet ta bëjë Brukseli, jo qeveria.

Komisionari i KE-së z. Shtefan Fyle: Më vjen keq, po qeveria po nuk bëri këto punë, çfarë pune do bëjë?

Deputeti z. Eduard Halimi (PD):Po jo, se ata kanë shumicën dhe përdorin shumicën për reformën.

Komisionari i KE-së z. Shtefan Fyle:Më falni, po kush jua ka fajin që jeni pakicë! Mësohuni që keni dalë në opozitë.

Deputeti z. Eduard Halimi (PD):Nejse, ne dakord jemi, por duhet ta bëni ju.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/