11 tetor 2013- Gjatë prezantimit të raportit të stabilitetit financiar për 6 mujorin e parë të vitit 2013, Banka e Shqipërisë ka deklaruar se biznesi shqiptar nuk do të mund të marr borxhet që i ka qeveria edhe për këtë vit. Sipas raportit të prezantuar kreditimi i ekonomsë për këtë 6 mujor  ka qenë më i ulti në 11 vitet e fundit. Negativisht në aktivitetet e bizneseve në vendin tonë sipas Bankës së Shqipërisë pritet  që të ndikojnë edhe shkurtimet prej 11 miliard lekësh prej qeverisë.

Ndërkohë që kreditimi për muajt e mbetur të vitit do të vazhdoj që të jetë i dobët dhe i ngadaltë. Aktualisht kreditimi më i madh në vendin tonë është për individë të cilët i përdorin për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu nga analizimi i të dhënave arrihet në përfundimin se qeveria do të ketë mundësi që të shlyej borxhet ndaj biznesit vetëm gjatë 2014. Ndër të tjera Banka e Shqipërisë i ka drejtuar edhe një apel qeverisë së re të mos krijoj borxhe të tjera në vitet në vijim ndaj bizneseve pasi kjo do ti dëmtonte akoma më shumë, pasi shlyerja e borxheve ndaj bizneseve do të ndikonte edhe në uljen e nivelit të kredive të këqija me rreth 2 % dhe do të rriste kërkesën për kredi.

 

/sot news/