DURRËS, 7 tetor 2014–  Policia italiane në bashkëpunim me kolegët sllovenë organizoi operacionin antidrogë të quajtur “Bubi”.  Me anë të këtij operacioni u godit një bandë italo-shqiptare narkotrafikantësh me veprimtari në Trieste, rrethinat e saj si edhe përtej kufirit italo-slloven. Nga kontrollet e policisë, trafikantëve iu kapën 1,5 Kg. kokainë, 750 gramë hashash si edhe më shumë se 27 000 euro kesh, që dyshohet se janë fryt i trafikut të drogës.

Policia kreu 40 kontrolle banesash, automjetesh, lokalesh për ushtrim biznesi apo kontrolle trupore të personave. U arrestuan 9 persona dy prej të cilëve janë shqiptarët: Ibrahim Rezi, 26 vjeç dhe Spartak Muçollari,28 vjeç,  të cilit iu kapën nga policia tri paketa me drogë me peshë 160, 82 dhe 68 gram kokainë. Paketat e futura në një vazo qelqi ishin varrosur në tokë. Pas arrestimit, të dy shqiptarët u dërguan në Burgun e Triestes.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/