4 mars 2015 – Arbi Buçpapaj, 35 vjeç është një nga 5 kriminelët e huaj më të kërkuar në Angli. Ai në periudhën korrik 2010-nëntor 2011, në qytetin finlandez Oulu akuzohet nga policia finlandeze se ka kryer disa krime të rënda. Akuzohet se ka përdhunuar një femër, dhe ka kërcënuar me jetë atë dhe një burrë tjetër. Akuzohet se ka sulmuuar një fëmijë dhe një tjetër grua.
Të tilla krime të rënda në Finlandë dënohen me jo më pak, se 10 vjet burg. Policia angleze dyshon se Buçpapaj fshihet në zona të tilla të Anglisë si Harrou (Harrow), Barnet ose Brent.





