Dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kërkesës për lirimin e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha nga arresti politik.
Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori dhe regjisori, Edmond Budina u shpreh se “sot protestojnë për vetën tonë, për familjet tona, protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin”.
Fjala e tij:
Përshëndetje Shqipëria opozitare, përshëndetje qytetarëve që nuk e ulin kokën, qytetarëve që nuk janë indiferent dhe nuk kanë frikë, Sot protestojnë për vetën tonë, për familjet tona, protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin dhe e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër.
Po ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, që na merr 80 milionë euro çdo ditë, deri tani 130 milionë eurove, ky është një hajdut, bashkë me bandën e tij. Ndaj ne jemi këtu, për ti thënë JO kësaj vjedhje, ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.