Gigi Buffon vendosi të mos rinovojë kontratën me Paris Saint Germain, pas vetëm një viti qëndrim në kryeqytetin francez, por ndonëse 41 vjeç, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

Ai ka deklaruar se dëshiron të vijojë ende karrierën dhe se është në pritje të ofertave të rëndësishme, që i garantojnë një vend titullari, pasi nuk preferon qëndrimin në stol.

Së fundmi në Itali thonë se Buffon po mendon të kthehet në Parma, për të mbyllur karrierën pikërisht në skuadrën ku e nisi dhe spikati. Giggi Buffon ka mbrojtur portën e emilianëve për plot 6 sezon e në periudhën 1995-2001, duke luajtur 168 ndeshje, ndërsa më pas u transferua te Juventusi.

Sezonin që sapo u mbyll, kuadratin e Parmës e mbrojti Luigi Sepe, një portier i huazuar nga Napoli, ndërsa këtë verë emilianët janë në kërkim të një emri për t’i dhënë fanellën me numrin 1.