Erdhi momenti i të vërtetës për Gigi Buffon. Pas shumë zërave dhe hipotezave të ndryshme, portieri legjendar italian zyrtarizoi largimin nga Juventusi pas 17 sezonesh me fanellën bardhezi.

“Të shtunën në mbrëmje do të luaj ndeshjen time të fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me fitore të rëndësishme në shoqërinë e presidentit Andrea Agnelli dhe shokëve të skuadrës dhe të tifozëve. Nuk doja të thosha lamtumirë si një futbollist me motor të fikur dhe për këtë jam krenar.”

Të shtunën do të luajë edhe një ndeshje, kjo është e vetmja gjë e sigurt. Agnelli e di se çfarë po më ndodh dhe është një këshilltar të cilin nuk dua ta humbas. Deri 15 ditë më parë ishte marrë vesh që do të hiqja dorë, por tani më kanë ardhur disa oferta dhe sfida stimuluese, si në fushë dhe jashtë saj. Propozimin më të rëndësishëm ma ka bërë Andrea, javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar.”