Gianluigi Buffon, ka folur pozitivisht për Thiago Motta-n, i cilësuar nga të gjithë si trajneri i ardhshëm i Juventusit
“Ajo që ka treguar vitet e fundit, sepse për mendimin tim ka krijuar edhe një kryevepër të vogël në Spezia, është rezultat i një trajneri që ka diçka të veçantë. Juve ndoshta, duke dashur të përpiqet t’i japë një jetë të re projektit, një projekt ambicioz kur merr përsipër një trajner të ngjashëm, madje sugjestionues, për mendimin tim ka pasur edhe guximin të rrezikojë”, tha ish-portieri i Juventusit.
Buffon mendon se Motta mund të jetë “Special II”, pas portugezit Jose Mourinho.
“Për mendimin tim është një rrezik i llogaritur. Mund të ketë më shumë se një “special” në histori dhe sigurisht që sot Thiago, për shkak të rrugës që ka marrë, po del të jetë i veçantë”, iu përgjigj Buffon atyre që i vunë në dukje se mbiemri special ishte përdorur tashmë për një tjetër trajner të madh.





