Ditën e djeshme Tukel deklaroi se asnjë nga portierët nuk e ka vendin të sigurt. Kjo ishte një “thump” për Bufon, pasi italiani u trasnferua te francezët për të luajtur ende në nivele të larta.

Megjithatë, me gjithë modestinë që e karakterizon, Bufon e ka pranuar sfidën. “ Në 24 vite karrierë askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG se isha i bindur se e meritoj ende fanellën e titullarit”, ishin fjalët e Bufon.