Ajo ka një ndër zërat më të fuqishëm femërorë në Shqipëri. Prej vitesh Manjola Nallbani ka sjellë kontributin e saj të çmuar në muzikën e lehtë dhe popullore.

Për këtë arsye këngëtarja e talentuar është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani, me rastin e 8 Marsit. Manjola u nderua me titullin "Mjeshër i Madh"  si interpretuese e përkryer e muzikës klasike, duke spikatur jo vetëm me aftësitë dhe vokalin e saj të rrallë, por edhe me përçimin e dijeve dhe vlerave artistike te brezat e rinj.