Ish Presidenti Bujar Nishani është shtruar ditën e sotme në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ish-presidenti është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore. Sipas burimeve, Nishani ka nevojë për oksigjen.
Spitali nga ana e tij nuk ka dhënë ende informacion për gjendjen e Nishanit.