Gazetari i njohur sportive Bujar Qesja ka kujtuar sot në ditën e lindjes ish-punonjësin e bashkisë Durrës Ilirjan Tanko.
Ish-drejtori i Arkivës në bashki u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta më 18 janar të këtij viti, pas një ataku kardiak.
Nëse sot do të ishte gjallë do të festonte 56-vjetorin e lindjes. Në postimin e tij të ndjerë, gaazetari Qesja nënvizon se ndjen mungesën e Ilirit, të buzëqeshjes së tij, sinqeritetit dhe çiltërsisë.
“Te perqafoj atje ku ndodhesh, pasi vazhdoj ta ndjej dhe kurre s’ka per t’u zbehur ajo bukuria jote shpirterore, qe na e dhe nga pak edhe ne te tjereve. Nuk te harroj Ilir Tanko! Ilir vellai, miku im i shtrenjte!”,– shkruan ndër të tjera Qesja në postim.
Postimi i plotë:
Ilir Tanko të përqafoj atje ku ndodhesh!
Ilir Tanko, vellai im i shtrenjte!
Ne kete te hene te 7 shtatorit 2020, ti ke diten e lindjes. Po te kishe frymemarrje, do te uroja per jete dhe shendet. Tani qe s’te kam fizikisht prane, lutem per nje kujtese te forte, qe te mos te te harroj.
Ishe nje shok dhe mik i rralle. Une te pakten e ndjej mungesen tende, buzeqeshjen tende, sinqeritetin dhe çiltersine tende, dashamiresine dhe butesine tende.
Te perqafoj atje ku ndodhesh, pasi vazhdoj ta ndjej dhe kurre s’ka per t’u zbehur ajo bukuria jote shpirterore, qe na e dhe nga pak edhe ne te tjereve.
Nuk te harroj Ilir Tanko!
Ilir vellai, miku im i shtrenjte! Gjithnje do te vleresoj dhe respektoj si me pare. Kurre i palekundur ne memorien time!





