Bujar Spahiu, i cili mbante më parë postin e nënkryetarit është zgjedhur sot kreu i ri i Komunitet Mysliman të Shqipërisë.
Spahiu u zgjodh në krye të këtij institucioni me 59 vota, ndërsa në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.
Bujar Spahiu është kryetari i 10 i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa u shpreh pas fitores se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur para sfidave.
“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”– tha ai.





