7 maj 2015 – Rajoni i Ligurias po përfaqësohet në ekspozitën e famshme të Milanos me një fermer shqiptar, me 37-vjeçarin Erion Belollarin.

Erioni, baba i dy fëmijëve, në vitin 2000 hyri në Itali si klandestin. Në vitin 2002 u legalizua dhe sot pas 15 vjetësh është pronar i një ferme ullinjsh (jo thjesht ullishtë) në zonën e Pontedassios në Rajonin e Ligurias.

Ai prodhon vaj ulliri të cilësisë së lartë dhe ka arritur të çajë mirë në tregun italian. Erioni në ekspozitë po shpalos idetë e tij novatore për tregtimin e vajit të ullirt direkt te konsumatori. Erioni është një tjetër shembull i shqiptarit për së mbari në Itali (Albanesi brava gente).

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/