Një shqiptar u arrestua në lagjen Faenza në Ravena, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës mes provincave Forli dhe Ravena.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me iniciale M.S. Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën 660 gramë kokainë, 770 gramë hashash dhe 230 gramë marijuanë.
Po ashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 5 mijë euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikut të drogës.
Shqiptari ishte një punëtor bujqësie dhe jetonte me gruan dhe fëmijët e rritur.





