Mes kaosit humanitar në Rripin e Gazës, UNICEF ka ndarë një rrëfim tronditës në rrjetin social ‘X’ duke hedhur dritë mbi vuajtjet ekstreme të popullsisë në këtë zonë të shkatërruar nga konflikti.
Në qendër të këtij rrëfimi është Hanadi, një nënë palestineze që përpiqet të mbijetojë bashkë me fëmijët e saj mes urisë, mungesës së ujit të pijshëm dhe pasigurisë së përhershme.
“Nuk e prisja kurrë që do të kthehesha në përdorimin e tij,” thotë Hanadi, duke iu referuar bukës së mykur që e përdor për të ushqyer fëmijët.
Në intervistën e dhënë për UNICEF, ajo tregon sesi përzgjedh copat që kanë më pak myk, i pastron me kujdes dhe i zhyt në çaj për t’i bërë më të kapërdishme.
“Por ja ku po e hamë. Unë përpiqem të përzgjedh copat që kanë më pak myk.
E heq mykun dhe e zhyt në çaj për të ushqyer fëmijët e mi. Nuk kam zgjidhje tjetër”, thotë ajo.
Sipas UNICEF, Hanadi është vetëm një nga qindra mijëra banorë të Gazës që po përballen me një krizë të thellë humanitare, ku mungesa e ushqimit dhe ujit ka arritur nivele ekstreme.
Organizata i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë urgjente dhe akses të plotë humanitar për të shpëtuar jetët e pafajshme, veçanërisht ato të fëmijëve që po rriten mes urisë dhe traumës.
Hanadi is one of hundreds of thousands in #Gaza struggling to survive without food, water, or safety.
— UNICEF MENA – يونيسف الشرق الأوسط وشمال إفريقيا (@UNICEFmena) April 14, 2025
Every day, she tries to protect her children from hunger and fear.
This suffering must end. The ceasefire must be reinstated. Aid must be allowed in. pic.twitter.com/YIb6mcAqm5