BUKURESHT, 16 dhjetor 2013. Njëqindvjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Rumanisë dhe Shqipërisë u shënua të hënën, më 16 dhjetor 2013, në selinë e Ministrisë rumune të Punëve të Jashtme, njofton agjencia telegrafike zyrtare AGERPRES. Ambasadori shqiptar në Bukuresht Sami Shiba përmendi se marrëdhëniet dypalëshe të Rumanisë me vendin e tij u vendosën fill pasi Shqipëria shpalli pavarësinë. "Sot ne nderojmë kontributin e Rumanisë, një vend që e ka mbështetur Shqipërinë, një vend, komuniteti shqiptar vendor i të cilit ka luajtur rol vendimtar në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Rumania i ka dhënë jo vetëm përkrahjen e plotë politike, ishte gjithashtu vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, por edhe dhënë mbështetje të konsiderueshme financiare për qeverinë e parë shqiptare", tha Sami Shiba. Ai nënvizoi se Rumania është aleate e Shqipërisë NATO dhe partner i rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian. "Unë do të doja të vija në dukje se, si kombet më të vjetra në rajonin tonë, rumunëve dhe shqiptarëve u janë dashur të përballen me sfida të njëjta në histori. Fati i përbashkët i afruar më tepër, duke krijuar një traditë që ka bashkuar doket, kulturat dhe mendësitë popujve tanë, por shumë ngjashmëri kannë me popujt e tjerë të Ballkanit gjithashtu", shtoi ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht.
Zëvendëskryetar i grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë, Oana Manolescu, tha se sipas saj, pakica shqiptare në Rumani është integruar mjaft mirë në vendin tonë. “Ka tërheqje shpirtërore jo vetëm mes dy njerëzve apo midis grupeve të vogla të njerëzve, ka tërheqje shpirtërore midis kombeve, popujve, dhe ndonjëherë rrënjët e lashta të përbashkëta janë faktor përcaktues për këtë. I tillë është rasti i shqiptarëve dhe rumunëve, të cilët kanë rrënjë të forta të përbashkëta trake-geto-dake-ilire. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Rumanisë, që mbushën njëqindvjetorin në vitin 2013, janë kurorëzimi zyrtar i lidhjeve më se dy mijëvjeçare midis të popujve tanë”, tha deputetja.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Radu Podgorean tha se “festimi i 100-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe ka hedhur themelin e duhur për një qasje të re në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe”.
Po me këtë rast, Ministria e Jashtme rumune përuroi një ekspozitë librash dhe dokumentesh që ilustrojnë historinë e marrëdhënieve Rumani-Shqipëri, njofton AGERPRES.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





