Tiranë, 17 maj 2014  –  Ndërsa kohët e fundit emri i Enver Hoxhës është lakuar mjaft në media dhe njerëzit vazhdojnë ende të flasin për të, bukuroshja durrsake Rezarta Shkurta ka vendosur edhe ajo të ketë një kujtim me ish diktatorin.

Për më tepër Rezarta e ndjen edhe si detyrim familjar, pasi është gruaja e njërit prej nipave të Enverit, Ermalit. Nusja e nipit të Enver Hoxhës ka vendosur që të bëjë një fotografi, ku në sfond është piktura gjigande e ish kreut të PKSH-së.

Këngëtarja nuk ka preferuar të bëjë koment për foton, por ka vendosur ta shpërndajë për miqtë e saj në Facebook. Në pikturën pas shpinës së Rezartës duket Enver Hoxha me disa luftëtarë të tjerë në vitin 1944, pas çlirimit, duke hyrë në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/