Ajo është një prej femrave super sexy dhe më të përfolura në vend. Bukuroshja durrsake Rike Roçi u bë e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania, por pamja e saj dhe përmasat trupore super sensuale e vendosën në qendër të vëmendjes pasi fotot e saj nga stadiumi ku ndiqte Shqipërinë në Kampionatin Europian morën dhenë.
Për vite me radhë Rikja ka treguar se është shumë e lumtur sa i takon jetës private, por gjithmonë ka preferuar ta mbajë të fshehur partnerin e saj.
Së fundmi ajo është dorëzuar dhe ka publikuar një foto të tij ku mbishkruan: "Eh kam rënë në dashuri" shoqëruar me emoji me sy me zemra.
Megjithëse Rikja është penduar dhe më pas e ka fshirë foton e partnerit, ajo tashmë është duke qarkulluar në rrjet.





