Mëngjesin e sotëm është ankoruar në portin e Durrësit kroçiera “La belle de L’Adriatique”.
Mjeti lundrues luksoz, një nga më besniket e portit më të madh në vend ka sjellë në vendin tonë 121 turistë të huaj, kryesisht francezë.
Ajo mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në port, ndërsa pritet të nisë udhëtimin drejt portit të Barit, në Mal të Zi, në orën 21.00 të mbrëmjes.
Kjo nuk është hera e fundit për këtë vit që “La belle de L’Adriatique”, do të ndalet në Durrës, pasi udhëtimi i radhës pritet të jetë më 24 shtator.
“Bukuroshja e Adriatikut” ishte kroçiera e parë për këtë sezon në portin e Durrësit. Udhëtimin e parë ajo e kreu më 24 prill, kur solli rreth 130 turistë francezë.