DURRËS, 22 TETOR 2014– Dihet që adoleshentët flenë shumë orë gjumë, por një vajzw e re nga Britania e Madhe fle deri në 22 orë. 20- vjeçarja Beth Goodier, vuan nga sindroma Kleine-Levin, njohur ndyshe si sindroma e “Bukuroshes së fjetur”. Kjo lloj gjendje neurologjike, që nisi kur Goodier ishte 16 vjeç, do të thotë se ajo fle mesatarisht 18 orë gjumë. Duke folur për emisionin e mëngjesit, “BBC Breakfast” ajo tha se kjo lloj gjendje karakterizohet me periudha të tejzgjatura gjumi.

20-vjeçarja tregon se kur zgjohet është në një gjendje të trullosur, konfuze dhe nuk është në gjendje për të bërë diferencën mes realitetit dhe ëndrrave. Mendohet se janë rreth 1 mijë persona në të gjithë botën që vuajnë nga ky çrregullim, 70 përqind e të cilëve janë meshkuj.

Nuk është e qartë se nga se shkaktohet dhe deri  tani nuk ekziston një kurë.