E veshur me bluzë-fustan të zi, me një fytyrë plot shkëlqim, Jona Dervishi, paksa edhe faqet i vezullojnë sikur ngjyrë kafe, është në pritje të fitores së kombëtares së Shqipërisë ndaj Maqedonisë, që zhvillohet me 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”, njëkohësisht edhe të kombëtares së Kosovës, në Finlandë. Jona është zëdhënëse e Federatës Shqiptare të Futbollit, por njihet për karakterin e saj të fortë dhe tejet të vendosur në deklaratat e saj. Ajo Shqipërinë dhe Kosovën i ka në gjak dhe i konsideron si një! Jona e ka mendjen të Shqipëria dhe të Kosova, ajo lutet për fitore të dyfishtë, që 5 shtatori të jetë një festë mbarëshqiptare. “Shqiponja shqiptare lufton me dy krahë: kundër Maqedonisë dhe kundër Finlandës! Dy krahë, por një zemër! Urime te përbashkëta!”, – tha Jona për gazetën kombëtare “Bota Sot”. Po ta kishte Federata e Futbollit të Kosovës një bukuroshe si Jona, që njihet me fanatizmin e saj në punë, me zgjuarsinë komunikuese, do të ishte një fitore tjetër për ta, edhe në rrafshin diplomatik sportiv. Federatën Shqiptare të Futbollit shumë federata të shteteve europiane e lakmojnë që ka një zëdhënëse aq të vyer dhe inteligjente, që gjatë komunikimit di t’i zërë “mat” edhe gazetarët.
Bukuroshja e FSHF-së: Shqiponja me dy krahë, por një zemër…!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë – Janinë
Kasaphana në Sydney, del nga koma autori i sulmit terrorist me 15 të vrarë
“Nuk kanë nevojë ta dëgjojnë nga unë…”/ Jul Deda flet për Bes Kallakun
‘Dogana’ bllokon aktivitetin e ‘Bankers’ në Patos-Marinëz, kompania: Vendim arbitrar që rrezikon fushën naftëmbajtëse





