Ne Kosove u mbajte Edicioni i 6-te i gares se bukurise botrore “ MISS FREEDOM OF THE WORLD 2016 ” i organizuar nga Shoqata e Manikeneve “FREEDOM” nga Prizreni dhe Presidenti i gares Shpejtim ZEJNELI. Gjate periudhes 2 javore ato vizituan Prishtinen,Gjakoven, Ferizajin etj ku u prezentua Trashegimia Kulturore dhe Historike, turizmi i Kosoves dhe u lobua per njohjen e Kosoves nga shtetet qe nuk e kane njohur.
Bukuroshet e botes kane prezantuar veshjet tradicionale dhe kane bere set fotografik tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit si dhe kane veshur veshjet tradicionale të punuara ne Gjakove. Seti fotografik eshte bere me veshje VIP nga Shtepite e Modes, ndersa seti fotografik me bikini eshte realizuar ne Prizren ku bukuroshet tona kane dhene intervista TV Kombetare.
Gjate kesaj kohe ato kane vizituar me tren qytetin e Prizrenit dhe Kalane e Prizrenit. Ne kete gare bukurise moren pjese 13 shtete nga tere bota: Amerika, Kanada, Japonia, Namibia, Greqia, Portugalia etj. Programi artistik ishte i larmishem duke filluar me femijet te cilet jane zgjedhur fitues ne gare bukurise dhe aktori i njohur Sevdai Radogoshi- QUMILI.
Programi final u mbajt ne Prizren. Juria Profesionale e cila ishte nga tere bota perzgjodhi bukuroshen Aretousa KATSOUDA nga GREQIA fituese e gares se bukurise “MISS FREEDOM OF THE WORLD 2016”. Vlen te permendet se GREQIA nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe bukuroshja ka dhene deklerata shume te bukura per Kosoven dhe garen ne pergjithesi.
Shoqeruesja e pare u shpall Rita FRADINHO nga PORTUGALIA, shoqeruesja e dyte Kaltrina BLAKAJ nga GJERMANIA, shoqeruesja e trete Aili BENJAMEN nga NAMIBIA, shoqeruesja e katert Dannica RAYE nga KANADA dhe shoqeruesja e peste Nourhane HOCINI nga ALGJERIA.
MISS IMAZHI u zgjodh Emanulea PEMAJ nga SHQIPERIA, MISS NATIONAL DRESS u zgjodh Seriko MATSUNA nga JAPONIA, MISS FREEDOM OF EUROPE u zgjodhe Dafina MORINA nga KOSOVA, MISS PRESS u zgjodhe Viktorija LUCHENSKA nga Maqedonia.





