Bukuroshja shqiptare ka shkëlqyer në natën finale në Miss Universe.

Bëhet fjalë për Mirjeta Shalën, e cila është shfaqur me një veshje kombëtare shqiptare në këtë garë prestigjioze botërore.

Ajo në një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, teksa shihet e veshur me dallomë ngjyrë ari.

Veshja ime kombëtare për Miss Universe 2015” ka shkruar bukuroshja shqiptare përbri fotografisë së publikuar në Instagram.

Vlen të theksohet se Mirjeta është njëra ndër konkurrentët e cila po e përfaqëson denjësisht vendin, ndërsa nata finalet do të mbahet të dielën.