Njëri nga këngëtarët shqiptarë më të mirë në muzikën argëtuese, padyshim që është edhe Gena. Autori i hiteve si “Ti je jeta ime” apo “Më foli”, është duke kënduar në çdo qytet ku ka shqiptarë gjatë këtyre ditëve të nxehta vere.

“Telegrafi” ka siguruar një foto të Genës me një bukuroshe malazeze, që është bërë gjatë këtyre ditëve.

Besohet se Gena është në lidhje me bukuroshen malazeze, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga këngëtari i mirënjohur shqiptar.

Kujtojmë që Gena është njëri nga këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor dhe që vazhdon të performojë live gjatë mbrëmjeve, në të gjitha vendet ku ka shqiptarë.