Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka dhënë lajmin e gëzuar.

Me anë të një postimi emocionues ajo ka lajmëruar se vajza e saj Khloe ka ardhur në jetë. 

Në foto duket dora e vogëlushes dhe babait të saj. 

Kohët e fundit, Zai ka ndarë foto nga një set fotografik i përgatitur enkas nga koha e shtatzënisë. 

Pasi ndau lajmin e shumëpritur kanë vërshuar komentet dhe urimet.