Të gjithë këngëtarët kanë një idhull apo këngëtar të preferuar, të cilin e marrin shpesh si shembull apo frymëzim edhe në projektet e tyre.

Gjithçka është akoma më mirë nëse ke mundësinë që të ndjekësh nga afër koncertet e atij që të frymëzon. Zaimina Vasjari duket se pëlqen shumë këngëtarin kanadez The Weeknd dhe sot ajo do të ndjekë nga afër një nga koncertet e tij në Amsterdam. 

Pak minuta më parë, këngëtarja ka postuar një foto në Instastory të biletave të avionit drejt Frankfurtit, pasi ajo bashkë me një mikeshën e saj do të ndjekin nga afër The Weeknd të performojë.

“The Weeknd, po vijnë bishat!”– shkruan Zaimina bashkangjitur fotos.