Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në Tiranë u mbajt eventi i bukurisë Miss Kuq e zi, i organizuar nga producenti Shpejtim Zeneli.  

Në këtë event bukurie morën pjese 26 vajza nga gjithë Shqipëria.

Vajzat sfiluan me veshjen kuq e zi, por dhe me fustane klasike të mundësuara nga shtëpia e modës Oli style në Vorë.

Juria profesionale e përbërë nga Sigrida Tosuni, kryetare e jurisë, Artenisa Kola "MISS PAVARËSIA 2017", Olta Caka stiliste, Gokhan Morina, fotograf dhe Valton Pireci Model zgjodhi Miss Kuq e Zi bukuroshen nga Durrësi Zhaklina Shahini.

Ndërkohë edhe vendin e shoqërueses së parë të Miss-it e mori nga tjetër vajzë nga Durrësi, Sara Sabli.