LONDER-Pas fjalimeve të kryeministrit britanik, David Cameron qëndron një 31-vjeçare, që dikur shiste akullore me një makinë nëpër Guildford.
Quhet Clare Foges dhe cilësohet madje edhe si ‘laringu’ i kryeministrit, për shkak se kupton mjaft mirë instiktet dhe fjalorin e tij.
Përveçse një miqësi e mirë mes saj dhe Cameron, ajo shkruan të gjitha fjalimet e kryeministrit britanik.
Duke shqyrtuar çdo pikë e presje me Kameron, Clare është ajo që me dellin e poetes, këmbëngul që fjalimet e politikanëve të jeë të qarta dhe të përshkohen nga emocioni, ngjyrat, impulsive, dhe padyshim të kenë dhe përmbajtjen e duhur.