Tiranë, 3 shtator 2014 –  Pas Pupos, edhe Sabrina Ferrili duket se do të jetë një tjetër imazh i “Agon Channel”. Lëvizjet e personazheve të njohur italianë nuk duket se njohin kufij.

Mësohet se drejtuesit e televizionit italian në Shqipëri kanë kontaktuar aktoren, të cilës megjithatë s’kanë ndërmend t’i ofrojnë ndonjë rol në film, por thjesht prezantimin e dy programeve: njëri në “prime time” dhe një tjetër me hapësirë lajmesh dhe kronike rozë (tipi i “Pomeriggio 5) gjatë pasdites.

Gjithsesi duhet thënë se për momentin s’ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e televizionit dhe as nga stafi i aktores bukuroshe italiane. Shumë shpejt do të merret vesh nëse ka vërtet diçka më shumë, veç fjalëve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/