Arnisa Dervishi, njëra nga modelet e njohura shqiptare, po na bën krenarë edhe jashtë trevave tona, meqë këtu nuk iu dha mundësia më e mirë. Mediat shqiptare nuk kanë bërë shumë bujë për arritjen e saj, por në televizionet e huaja po e merr atë çfarë e meriton.

Arnisa ka marrë pjesë dhe në Miss Shqipëria 2005, ku ka qenë thjesht një prej shumë fotomodeleve. Mbase shkëputja e saj nga modelingu ja ka zbehur pak shkëlqimin nga bota e modelingut që shumë pak mund ta mbajnë mend, por arritja e saj e fundit është e rëndësishme edhe për vetë Shqipërinë.

Arnisa po korr sukses jashtë trojeve shqiptare, e sidomos në “Top Model Belgium 2018”, një kompeticion modelingu shumë i rëndësishëm, që në karrierën e një modeleje do të thotë shumë.

Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Lido të Parisit, ndërsa një prej anëtareve të jurisë do të jetë edhe Pamela Anderson e cila është shpallur edhe ambasadore e kësaj ngjarjeje. /Dritarja online/

Shfletoni galerinë më poshtë, për të parë disa foto të Arnisës: