Arnisa Dervishi është një modele shumë e talentuar shqiptare, e cila duket se po na bën krenarë jashtë trevave shqiptare. Ndonjëherë mediat harrojnë të përmendin disa njerëz të cilët vërtet shkëlqejnë dhe i tillë është edhe rasti i Arnisës. Arnisa, është ndër të parat modele shqiptare e cila është vlerësuar dhe ka qenë pjesëmarrëse në shumë prej kompeticioneve të modelingut. Në Miss Shqipëria 2005, ajo ka qenë një prej fotomodeleve të cilat asistuan në kalendarin rutinë të këtij kompeticioni.
Ndoshta shkëputja tre vjeçare e Arnisës nga bota e modelingut mund të ketë bërë që shumë pak ta mbajnë mend, por arritja e saj e fundit në botën e modës është e rëndësishme edhe për vetë Shqipërinë, shkruan "Opinion.al". Të jesh një prej finalisteve në një kompeticion të rëndësishëm jashtë atdheut tënd, meriton gjithnjë vëmendjen e duhur. Arnisa, tashmë nënë e një vajze, po korr sukses jashtë trojeve shqiptare në “Top Model Belgium 2018”, një kompeticion modelingu shumë i rëndësishëm , që në karrierën e një modeleje (sidomos në Shqipëri ku nuk ekziston një rrugë e mirëfilltë drejt kësaj fushe) do të thotë shumë. Më poshtë kemi publikuar disa nga fotot e saj për të treguar edhe njëherë që suksesi është i merituar.
Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Lido te Parisit, ndërsa një prej anëtareve të jurisë do të jetë edhe Pamela Anderson e cila është shpallur edhe ambasadore e këtij eventi.