Olen Çesari, violinisti i njohur për performancat e tij në nivel ndërkombëtar, do të jetë i ftuar në "Xing me Ermalin", ku do të japë një intervistë ndryshe e do të bëhet pjesë e lojrave në studio.
Një nga momentet më komike të emisionit është kur Kejvina i bën Çesarit pyetjen e saj me spec, që do i habisë të gjithë.
"Para se t'i biesh violinës, kujt i bije ti?", e pyeti Kejvina violinistin, ndërsa Ermali shkakton shumë të qeshura në studio kur e merr Kejvinën hopa duke e larguar.





