25 nentor 2013- Ministria e Brendshme publikon aktivitetin e Policisë së Shtetit në periudhën 17 tetor deri 17 nëntor 2013. Sipas këtij dikasteri, për këtë periudhë njëmujore, nga operacionet e realizuara janë sekuestruar 3.7 ton marijuanë. Në buletinin e Ministrisë së Brendshme, theksohet se janë proceduar penalisht për korrupsion 60 persona, janë zbuluar 97 % e krimeve kundër personit, janë arrestuar 204 persona të shpallur në kërkim, si dhe janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit 158 persona.
Operacionet më të rëndësishme të këtij muaji konsiderohen:
“Fund marrëzisë”- Kundër veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit
“Mërkuri i bardhë”- Për goditjen e aktivitetit të tregtimit, prodhimit dhe mbajtjes së mallrave të falsifikuara
“Mirage 2013”- Për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit të imigrantëve të
paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe e Largët
“Pjesët” dhe “Lease car”- Për goditjen e trafikut të armëve e municioneve, si dhe trafikut të mjeteve.
7 operacione antikorrupsion, 18 operacione kundër narkotikëve, kapja e 20 personave në kërkim ndërkombëtar për trafiqe, pjesëmarrje në organizata kriminale etj, si dhe goditja e aktivitetit të paligjshëm të shfrytëzimit të kromit, ndërtimeve abuzive, prerjes së pyjeve,
shtim i masave ndaj dhunës në familje.
Lufta ndaj krimit
Vepra penale 2961 të evidentuara
Zbulueshmëria 87%
Autorë të dyshuar 2845 persona
Arrestuar/ ndaluar 754 persona
Ndiqen në gjendje të lirë 1913 persona
Persona në kërkim kapur 204
Në kërkim ndërkombëtar 20 persona
Për vrasje 4 persona
Për krime kundër pronës 73 persona
Në fushën e krimit të organizuar 25 persona
Lufta kundër drogës
Vepra Penale
• 144 vepra të evidentuara në fushën e drogës
• 18 – trafikim i lëndëve narkotike
• 126 – prodhim dhe shitje lëndësh narkotike
Autorët
• 163 autorë të dyshuar
• 104 arrestuar
• 3 në kërkim
• 56 në gjendje të lirë
Sekuestruar e bllokuar
Heroinë 20.6 gr
Kokainë 11 kg e 889.9 gr
Marijuanë 3 ton e 729 kg e 382.2 gr
Hashish 8 kg 832.8 gr
Fara kanabisi 476.9 gr
Lufta kundër trafiqeve
Evidentuar 54 vepra penale
•Trafik qeniesh njerëzore 7 raste
•Trafik mjetesh motorike 33 raste
•Trafik i armëve e municioneve 1 rast
•Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 6 raste
•Të tjera 7 raste
Autorë proceduar 64 persona
•8 persona për trafik qeniesh njerëzore
•32 persona për trafik mjetesh motorike
•14 persona proceduar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri
•10 persona për vepra të tjera penale
Buletini i plote: http://www.punetebrendshme.gov.al/al/Newsroom/lajme/buletini-informativ-mbi-aktivitetin-e-policise-se-shtetit





