Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 19.00 – 23.00, bulevardi “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) është mbyllur për qarkullimin dhe parkimin e mjeteve.
Kjo e martë është dita e parë, që aplikohet nisma e bashkisë Durrës, e cila do të zgjasë deri në fund të muajit gusht, prandaj një orë përpara nisjes së orarit të bllokimit, mjetet e policisë bashkiake apeluan disa herë për largimin e të gjitha mjeteve nga ky aks.
Pavarësisht thirrjeve, shkelësit e parë nuk qenë të paktë.
Kjo ka nxjerrë në terren policinë, e cila siç duket në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, ka proceduar me vendosjen e gjobave për drejtuesit dhe largimin e automjeteve me karrotrec.
Lexim i sugjeruar:





